25 Janar 2025, 20:24
Nga r.ll
ermal mulosmani
TIRANË- Gazetari Ermal Mulosmani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryeministri Edi Rama nga 5 postimet e tij të sotme në Facebook, rrjetin më të madh të komunikimit të tij, 2 prej tyre janë për aktivitetin e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Ndërsa në një tjetër poostim ka vënë si "FOTO E DITËS" një foto me Baba Mondin nga aktiviteti.
Mulosmani shprehet se sot ishte momenti për një komunitet tjetër. Kjo sepse ortodoksët shqiptarë kanë humbur një njeri të shtrenjtë, Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Sipas gazetarit "foto e ditës" nga kryeministri në Facebook, duhet të ishte për Kryepeshkopin. Mulosmani shprehet se ndonëse e ka shprehur ngushëllimin e tij, ky veprim ishte mungesë respekti për komunitetin e ortodoksëve shqiptarë
POSTIMI I PLOTË:
Kryeministri i Shqipërisë ka bërë sot 4 a 5 postime në FB, rrjetin më të madh të komunikimit të tij. Në 2 prej tyre merret me fjalën përshëndetëse drejtuar komunitetit bektashi me rastin e 95 vjetorit të shpalljes së Tiranës si qendër Botërore e kësaj feje. Ndërsa në një tjetër ka vënë si "FOTO E DITËS" një foto me Baba Mondin.
Shumë mirë. Politikisht është në linjën e shpalljes së shtetit bektashi dhe nuk mund të humbë rast të shpalosë dashurinë e tij më të fundit.
Mirëpo sot ishte momenti për një komunitet tjetër. Ortodoksët shqiptarë kanë humbur një njeri të shtrenjtë, Kryepeshkopin Anastas. Momenti ishte që foto e ditës të ishte për Anastasin .
Dhe unë nuk kam kurrfarë njohje apo simpatie për Janullatosin. Po për komunitetin e ortodoksëve shqiptarë po, kam respekt. Ishte mungesë respekti për ta. Demonstrativ. E di që i ka ngushëlluar. Por jo me zulmën e qokës së bektashiut Ferdinand.
ermal mulosmani edi rama
Politike
25 Janar 2025, 18:35
r.ll
anastas janullatos
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit për ndarjen nga jeta të Kryepeshko...
Politike
25 Janar 2025, 18:17
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partitë garuese ndër tjerash kanë pre...
Politike
25 Janar 2025, 17:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit të Ramës për shtetin Bektashi në nj...
Politike
25 Janar 2025, 15:22
r.ll
kryepeshkopi, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Jan...
Politike
25 Janar 2025, 12:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se askush nuk ka pse i trembet ides së dhënies së një statusi të posa&cce...
Politike
25 Janar 2025, 12:47
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjy...
Politike
25 Janar 2025, 12:43
N.F
Mitsotakis dhe Kryepeshkopi
ATHINË- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anasta...
Politike
25 Janar 2025, 12:29
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së...
Politike
25 Janar 2025, 12:22
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshat&eum...
Politike
25 Janar 2025, 12:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë pezantimit të programit të qeverisjes për shënd...