Politike

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Berisha: I pavdekshëm kontributi i tij në ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë pas diktaturës

Lideri demokrat i shprehu ngushëllimet familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe të gjithë ortodoksëve të Shqipërisë.

25 Janar 2025, 15:22 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Berisha: I pavdekshëm
kryepeshkopi, berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se sot dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij. 

Ai shprehet se do mbetet i pavdekshëm kontributi i Kryepeshkopit në ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë pas diktaturës. Lideri demokrat i shprehu ngushëllimet familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe të gjithë ortodoksëve të Shqipërisë.

POSTIMI I BERISHËS: 

Të dashur miq!

Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos.

Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Unë gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe mbarë ortodoksëve të Shqipërisë dhe i lutem Zotit, së bashku me ta, që shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer të Kishës dhe Zotit të gjejë paqen e amshuar.

sali berisha vdekja e anastas janullatos

Sondazh

Poll