25 Janar 2025, 12:47
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri ku tha se Selisë së Kryegjyshatës Botërore do t’i jepet një Status i ngjashëm me atë të Vatikanit. Rama tha se krijimi i Shtetit Bektashi nuk do të përçajë askënd, nuk do të kërcënojë askënd dhe as nuk do të vendosë në diskutim sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Ai shtoi se edhe Italia i ka nja 3 realitete brenda saj me statuse të tilla.
"Historia e bektashinjve është thirrja imponuese për ti dhënë selisë së kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, nuk do të vendosë në diskutim sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë se çfarë nuk dëgjon njeri nga shqipet dhe shqipot kur u shkon mendja të bëjnë ndonjë gjë të re apo të bëjnë ndonjë punë, që të tjerët se kanë bërë.
Jo, Shqipëria është shtet unitar, nuk është shtet federal. Edhe Italia i ka nja 3 realitete brenda saj me statuse të tilla. Komunitetet e tjera fetare nuk kanë asnjë arsye që të shqetësohen nga ky trajtim i veçantë, se nuk është trajtim i veçantë i një komuniteti fetar në vetvete, por trajtimi i merituar i në komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri.
Të tjerët do ta kishin shpikur edhe sikur të mos e kishin. Ne e kemi dhe jemi gati që ta lëmë të vdesë. Një emblemë e tillë i jep Shqipërisë edhe më shumë dritë si shembull i respektit të asaj harmonie aq shumë të bekuar dhe kërkuar sot në mbarë botën që Papa Françesku kur erdhi këtu e pagëzoi si shembullin e një vëllazërie fetare në mbarë botën", tha Rama.
edi rama
Politike
25 Janar 2025, 12:43
N.F
Mitsotakis dhe Kryepeshkopi
ATHINË- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anasta...
Politike
25 Janar 2025, 12:29
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së...
Politike
25 Janar 2025, 12:22
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshat&eum...
Politike
25 Janar 2025, 12:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë pezantimit të programit të qeverisjes për shënd...
Politike
25 Janar 2025, 12:10
N.F
Blendi Himçi
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë do...
Politike
25 Janar 2025, 12:16
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatus teksa ka marr&...
Politike
25 Janar 2025, 12:09
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të q...
Politike
25 Janar 2025, 12:05
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD për shëndetë...
Politike
25 Janar 2025, 11:52
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas tij shëndetësia është...
Politike
25 Janar 2025, 11:42
M.B
Kuvendi grek
ATHINA- Kuvendi grek mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anas...