25 Janar 2025, 17:27
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit të Ramës për shtetin Bektashi në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Berisha në reagimin e tij u shpreh se shpallja e shtetit islamik nga Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar!
Ai thotë me tej se me këtë "akt antikushtetues", Rama kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare.
POSTIMI I BERISHËS:
Shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar!
Klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo kurrë për principata fetare, sepse ishin atdhetarë të flaktë dhe jo trafikantë e tradhtarë antishqiptarë.
Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe projektin e shtetit Islamik Bektashinj brenda territorit të Shqipërisë dhe garanton bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet tona fetare se ajo, duke respektuar me rreptësi parimin e ndarjes së shtetit nga feja, do qëndrojë në krah të tyre e palëkundur në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare të kombit tonë dhe nuk do njohë kurrë krijesa të tilla antikushtetuese e antishqiptare.
sali berisha shteti bektashi ne tirane edi rama
Politike
25 Janar 2025, 15:22
r.ll
kryepeshkopi, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Jan...
Politike
25 Janar 2025, 12:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se askush nuk ka pse i trembet ides së dhënies së një statusi të posa&cce...
Politike
25 Janar 2025, 12:47
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjy...
Politike
25 Janar 2025, 12:43
N.F
Mitsotakis dhe Kryepeshkopi
ATHINË- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anasta...
Politike
25 Janar 2025, 12:29
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së...
Politike
25 Janar 2025, 12:22
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshat&eum...
Politike
25 Janar 2025, 12:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë pezantimit të programit të qeverisjes për shënd...
Politike
25 Janar 2025, 12:10
N.F
Blendi Himçi
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë do...
Politike
25 Janar 2025, 12:16
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatus teksa ka marr&...
Politike
25 Janar 2025, 12:09
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të q...