Politike

95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri/ Rama: Bektashizmi duhet të mbrohet nga shteti dhe populli shqiptar

Ai shtoi se bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti.

25 Janar 2025, 12:22 Nga M.B
95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore në
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Rama tha se bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shtetit dhe populli shqiptar. Ai shtoi se bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti.

"Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shtetit dhe populli shqiptar. Dhe këto mund t'i them pa gajlen më të vogël sepse në këtë rast shyqyr zotit nuk jam bektashi dhe nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale. Bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll