25 Janar 2025, 12:09
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të qeverisjes për shëndetësinë 2025-2029, u shpreh se PD do të angazhohet që 100 ditët e para, të arrijë në një reformim transformues të sistemit shëndetësor. Berisha deklaroi ndër të tjersa se GDP e shëndetësisë do bëhet 3 përqind që vitin e parë, dhe do të krijohen sigurimet private për të nxitur garën.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Nuk është kohë të ndalemi tani, koha është çfarë do bëjmë.
Ne do angazhohemi që në 100 ditët e para, në një reformim transformues të sistemit shëndetësor.
Ne kemi besim tek kapacitetet tona njerëzore.
Por, dy faktorë e shkatërruan sistemin. Korrupsioni dhe keqfinancimi, keqmenaxhimi.
Korrupsioni nga njëra anë, vidh si Tenargija në fushëbetejën e Vaterlosë.
Dhe keqfinancimi, dhe ato që financon, mbi 300 milionë i morën me PPP-të e famshme të Edi Ramës.
Ilir Beqaj u shpall kryetar i organizatës kriminale. Nuk është Ilir Beqaj kryetar, kryetar është Edi Rama.
Ne jemi mjekë dhe nuk mund të harrojmë kurrë xhiron e tij nga ekrani në ekran me një gërshërë me një krah dhe me një pincë të thyer, ja me se operoheshin njerëzit.
Për të mbuluar PPP-të e tij, me të cilat rriste çmimin 83 herë për sterilizimin. Me të cilat ndante dhjetëra milionë me Vilma Nushin me check-upin, që përjashton pensionistët. Po në qoftë se do të vendosësh një sistem kontrolli me standarde, vendosua pensionistëve atë. Ata përjashtohen sepse do futen emra që nuk janë dhe do vidhen gjysma e fondeve.
Pra e shkatërroi korrupsioni. E shkatërruan PPP-të. U lëshuan si lukuni mbi fondet e përcaktuara për të sëmurët.
Dy vampirë, Vilma Nushi dhe Tom Doshi fitojnë mijëra tendera.
Shkatërruan standardin e ilaçeve. Është e vërtetë që këtu qarkullojnë absolutisht ilaçe jashtë standardit. Dhe çfarë ndodh? Kush ka njerëz jashtë, ose ia dërgojnë ata, ose dërgon paratë për t’i blerë atje.
Aspekte dramatike.
Sot, po u sëmure më apendesit në Gjirokastër, duhet të vish të operohesh në Tiranë.
Këto janë realitete. Nuk ka më pediatër, gjinekolog. Nuk ka as kirurg tani. Imagjino Gjirokastra të sjellë apandesitin në Tiranë.
Unë mendoj se sistemi i shëndetësisë ka nevojë për një ndërhyrje urgjente.
Dhe ky program do hartohet nga ju. Do jeni ju që do të hartoni programin, të cilin ne e kemi projekt, por pas diskutimeve, ai do shndërrohet në program të qeverisë.
Ministria e Shëndetësisë duhet të riorganizohet tërësisht.
Është e domosdoshme një riorganizim i plotë i atij institucioni. Nuk ka pse të ketë ajo sektorë të tjerë, por të bëjë gjithçka me njerëz të zotë për rikthimin e këtij sistemi në standardet tashmë të OBSH-së, të BE, të rajonit.
Sot, 2.1 përqind e GDP-së shkon për shëndetësinë. Do rritet që vitin e parë në 3 përqind, me synimin e prerë që brenda mandatit të dalë mbi mesataren e rajonit si financim.
Ka një institut të sigurimeve shëndetësore. Do i jepet pavarësi nga parlamenti. Do funksionojë si institucion i pavarur.
Por, ligji që 3 muajt e parë do parashikojë krijimin e sigurimeve private, për qëllimin e vetëm për të nxitur garën. Nuk rrihet me monopol.
Se ky monopol krijon shumë probleme dhe e nxjerr jashtë kontrolli.
sali berisha
Politike
25 Janar 2025, 12:05
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD për shëndetë...
Politike
25 Janar 2025, 11:52
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas tij shëndetësia është...
Politike
25 Janar 2025, 11:42
M.B
Kuvendi grek
ATHINA- Kuvendi grek mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anas...
Politike
25 Janar 2025, 11:44
N.F
Takimi
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme hapin paraqitjen e programit të PD për kat&...
Politike
25 Janar 2025, 11:24
N.F
Kryepeshkopi
TIRANË- Ambasada Gjermane në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen...
Politike
25 Janar 2025, 11:35
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi ditën e sotme 80-vjetorin e Kryengritjes antikomuniste të Mal...
Politike
25 Janar 2025, 11:06
N.F
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka rea...
Politike
25 Janar 2025, 10:12
N.F
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në "Facebo...
Politike
25 Janar 2025, 09:30
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim” tha se Shqipëria ka bërë ...
Politike
25 Janar 2025, 08:55
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit “Flasim” ka trajtuar temën e pavarësis&...