Politike

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, një minutë heshtje në Kuvend grek në nisje të seancës për zgjedhjen e Presidentit

Në nisje të mbledhjes për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Kryetari i Kuvendit grek, Nikitas Kaklamanis, i kërkoi sallës të mbajë një minutë heshtje për Janullatus.

25 Janar 2025, 11:42 Nga M.B
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, një minutë heshtje në
Kuvendi grek

ATHINA- Kuvendi grek mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatus. Në nisje të mbledhjes për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Kryetari i Kuvendit grek, Nikitas Kaklamanis, i kërkoi sallës të mbajë një minutë heshtje për Janullatus.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

greqia

Sondazh

Poll