Politike

"Shëndetësia më keq se në vitet ’60"/ Berisha: Në vend që të plotësohen të sëmurët me ilaçe, ndërtohen hotele tek spitalet

Më tej Berisha thotë se Shqipëria është tre herë më lart se në Mal të Zi për vdekshmërinë foshnjore, ndërsa ka hedhur akuza se përgjegjës për këtë është qeveria. Berisha ka përmendur rastin e Onkologjikut teksa është shprehur se në vënd që qeveria të mundësojë ilaçet për të moshuarit ngre hotele afër me spitalet.

25 Janar 2025, 11:52 Nga B.Z
"Shëndetësia më keq se në vitet ’60"/
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas tij shëndetësia është në gjendje më të keqe se ç'ka qënë në vitet '60. Berisha shprehet se kjo është arsyeja sipas tij që mjekët detyrohen të braktisin vendin dhe të largohen drejt Gjermanisë.

Më tej Berisha thotë se Shqipëria është tre herë më lart se në Mal të Zi për vdekshmërinë foshnjore, ndërsa ka hedhur akuza se përgjegjës për këtë është qeveria. Berisha ka përmendur rastin e Onkologjikut teksa është shprehur se në vënd që qeveria të mundësojë ilaçet për të moshuarit ngre hotele afër me spitalet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

U ndala në këto raste vetëm për të theksuar se në ç’shkallë të pabesueshme degradoi sistemi ynë.
Nuk mohoj kurrë lumenjtë e djersëve të mjekëve dhe infermierëve të ndershëm.
Por nëse ka ndonjë sistem ku u kryen krime kundër njerëzimit, është sistemi shëndetësor, është spitali onkologjik.
Në qoftë se ti lë 600 gra pa radioterapinë, e domosdoshme për sëmundjen e tyre, ti i përcjell ato, ti i lë në kthetra ato.
Në qoftë se ti mjek harron se kolegu yt dha dorëheqjen dhe u largua për shkak të kësaj situate, ke një problem shumë serioz që pajtohesh me këtë.
E kam pyetur vetën disa herë, çfarë ndodh, me Thedhonin, me Tritanin, me Edmondin, me Nestorin, etj, ne kemi kaluar dekada si mjekë në diktaturë, por kurrë nuk na kanë ardhur të na thonë mos u thuaj ilaçeve se mungon ky ilaç apo ai ilaç. Nuk shkonte. Edhe ai ministër, që e kishim edhe si mik, ai edhe mund të na e thoshte. Por nuk ndodhte ajo. Kurse këtu, në vend që t’i denoncojnë dhe të qëndrojnë në anën e të sëmurit, siç kanë qëndruar, fshehën këto krime.
Nuk dua të ndalem gjatë në këtë se ju jeni dëshmitarë se sa mijëra mjekë e infermierë braktisën sistemin. Ikën në Gjermani, ikën në vende të tjera.
Sot, po të marrësh numrin e mjekëve për frymë, ne kemi zbritur ka rrezik në vitet ’60.
Sot, vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është tre herë më e lartë se në Mal të Zi.
Sot kemi 2.5 herë mjekë dhe infermierë më pak për frymë për 1 mijë banorë.
Pra, ne kemi bërë nj rrokullisje.
Sot ne shpenzojmë 5 herë më shumë nga xhepi se sa gjermani, francezi apo italiani për kujdesin shëndetësor.
Rimbursimi 50 përqind, ndër më të ulëtit.
Një shpartallim, ndërtohet spitali, digjet sapo ndërtohet. Askush nuk mban përgjegjësi. Në vend që të plotësojmë të sëmurët me ilaçe, do ndërtojmë hotel tek spitalet, se në hotel vjedh, në ilaçe e ke më të vështirë. Kanë gjetur edhe aty tek ilaçet skemën 5D.
Po nuk është vetëm onkologjiku, janë edhe të tjerat.

sali berisha

Sondazh

Poll