Politike

"Do të mbetet gjithmonë në kujtesë", ambasada gjermane: Veprat e Kryepeshkopit Anastas qofshin burim i vazhdueshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm

Në postim theksohet se Kryepeshkopi do të mbetet gjithmonë në kujtesë për besimin dhe përkushtimin e palodhur për rindërtimin e Kishës Ortodokse, si dhe për bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri.

25 Janar 2025, 11:24 Nga N.F
"Do të mbetet gjithmonë në kujtesë", ambasada
Kryepeshkopi

TIRANË- Ambasada Gjermane në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Ambasada shkruan se me pikëllim të thellë morrën lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas. 

Në postim theksohet se Kryepeshkopi do të mbetet gjithmonë në kujtesë për besimin dhe përkushtimin e palodhur për rindërtimin e Kishës Ortodokse, si dhe për bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri. Ambasada shton se që vepra e Kryepeshkopit qofshin një burim i vazhdueshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

I Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas. Besimi i tij i thellë dhe përkushtimi i palodhur për rindërtimin e Kishës Ortodokse, si dhe për bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri, do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Qoftë vepra e tij një burim i vazhdueshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

"Do të mbetet gjithmonë në kujtesë", ambasada

anastas janullatos ambasada gjermane

Sondazh

Poll