Politike

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullato, reagon Spiropali: U prehtë në paqe! Në tre dekada ringriti dhe konsolidoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Spiropali në postimin e saj shkruan se sot Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët ortodoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Anastas Janullatos.

25 Janar 2025, 10:12 Nga N.F
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullato, reagon Spiropali: U
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarejn nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Spiropali në postimin e saj shkruan se sot Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët ortodoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Anastas Janullatos.

Spiropali më tej thekson se Kryepeshkopi në tre dekada, ringriti dhe konsolidoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë. Ajo shprehu ngushëllimet e saj për këtë humbje të madhe.

Postimi i plotë:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët orthodhoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Me vizionin hyjnor, dashurinë e pashterrshme, dijet e gjera, erudicionin e pafund, respektin për besimet dhe komunitetet e tjera fetare, shpirtin e tolerancës, përdëllimin e pashoq, komunikimin e ëmbël fetar e njerëzor, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të mungesave e vështirësive shumë të mëdha, për më shumë se tre dekada, ringriti dhe konsolidoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë.

Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe! Nderim e mirënjohje për trashëgiminë e Kryepeshkopit Anastas! U prehtë në paqe e përjetësi!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullato, reagon Spiropali: U

anastas janullatos spiropali

Sondazh

Poll