Politike

"Përjetë mirënjohës për kontributin e tij të vyer", Tedi Blushi: I paharruar kujtimi i Kryepeshkopit Anastas!

Blushi shton se Kryepeshkopi ishte i përkushtuar me dashuri të pakufijshme dhe frymëzuese ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzve ku  për dekada e priu vetëm punëve të mira duke ringritur nga gërmadhat në kohë shumë të kujdesit Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

25 Janar 2025, 11:06 Nga N.F
"Përjetë mirënjohës për kontributin e tij të
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Blushi në reagim shkruan se Janullatos ishte udhëheqës i ndritur shpirtëror, klerik i zgjuar dhe vizionar frymëzues. Blushi shton se Kryepeshkopi ishte i përkushtuar me dashuri të pakufijshme dhe frymëzuese ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzve ku  për dekada e priu vetëm punëve të mira duke ringritur nga gërmadhat në kohë shumë të kujdesit Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Blushi shton se është mirënjohës për kontributin e tij të vyer dhe të jashtëzakonshëm për forcimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, për ringjalljen kanonike e shpirtërore të KOASH dhe afirmimin e saj ndërkombëtar. Ai shkruan se u bashkohet lutjeve, që Kryepeshkopi të prehet në paqen e merituar.

Njoftimi i plotë:

Shumë dhembje dhe trishtim nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Udhëheqës i ndritur shpirtëror, klerik i mençur dhe vizionar frymëzues, i përkushtuar me dashuri të pakufijshme dhe frymëzuese ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzve, për dekada i priu vetëm punëve të mira duke ringritur nga gërmadhat në kohë shumë të vështira Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


Përjetë mirënjohës për kontributin e tij të vyer dhe të jashtëzakonshëm për forcimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, për ringjalljen kanonike e shpirtërore të KOASH dhe afirmimin e saj ndërkombëtar. Ngushëllimet e sinqerta drejtuesve të Kishës dhe komunitetit të besimtarëve ortodoksë! U bashkohem lutjeve, që Perëndia, që me aq dashuri dhe përkushtim i shërbeu, ta prehë në paqen e merituar! I paharruar kujtimi i Kryepeshkopit Anastas!

"Përjetë mirënjohës për kontributin e tij të

tedi blushi anastas janullatos

Sondazh

Poll