Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës/ Organizoi arratisjen e Admir Tafilit nga burgu i Drenovës, kush është Ervis Lami të cilit iu gjet automatiku me silenciator në banesë?

Ervis Lami gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Korçës në korrik 2014, ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e organizimit të planit të arratisjes nga burgu i Drenovës i Admir Tafilit dhe 6 të dënuarve të tjerë me burgim të përjetshëm.

25 Janar 2025, 11:54 Nga M.B
Vrasja e Lulzim Vishës/ Organizoi arratisjen e Admir Tafilit nga burgu i
Arma

TIRANA- 31-vjeçari Ervis Lami, të cilit iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, është mik i Admir Tafilit. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa u arrestua djali i xhaxhit të tij, 37-vjeçarit, Eduart Lami.

Ervis Lami gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Korçës në korrik 2014, ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e organizimit të planit të arratisjes nga burgu i Drenovës i Admir Tafilit dhe 6 të dënuarve të tjerë me burgim të përjetshëm.  Ai është vetëfajësuar duke marrë mbi vete planifikimin dhe organizimin e arratisjes së 23 nëntorit të vitit 2013. Sipas tij, gjithçka e kishte zanafillën në kohën kur ai ishte bashkëvuajtës me Admir Tafilin, në Burgun 313. Në realizimin e arratisjes ishte vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme në euro nga Genc Tafili, vëllai i të akuzuarit.

Ai kishte kryer një transfertë në emër të Bledian Dedës dhe me këto para u blemë frigoriferët dhe armët në tregun e zi. Por, Ervis Lami, në gjyq, përjashtoi të akuzuarit e tjerë nga organizimi i planit. Sipas deklarimeve të Ervis Lamit, zanafilla e planit të arratisjes kishte nisur pas dënimit të Admir Tafilit dhe ai e kishte realizuar çdo lëvizje i vetëm, duke arritur të thyente kështu një prej institucioneve më të sigurta në vend.

“Këta janë të gjithë shokët e mi, por nuk kishin lidhje me arratisjen. Unë kam qenë i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe dua të sqaroj gjykatën se arratisjen e 23 nëntorit e realizova unë. Plani për këtë arratisje nisi në Burgun 313 kur unë dhe Tafili ishim bashkëvuajtës. Kur ai u dënua me pa të drejtë me burgim të përjetshëm, më erdhi vërtet keq dhe i premtova që do e ndihmoja të arratisej. E dija që ai është i pafajshëm ndaj dhe isha i vendosur për ta ndihmuar, aq më tepër kur i kisha dhënë fjalën. Organizuam planin, por armët në frigorifer janë montuar në një fabrikë në Shkodër. Mënyra si ato armë janë montuar brenda frigoriferit nuk mund të bëhen me dorë, por në fabrikë.

Jam po unë ai që bleva dhe bombën për të çorientuar policinë. Kështu më orientoi Tafili dhe natyrisht që unë kështu veprova. E bleva në Korçë te një person me 400 mijë lekë të vjetër, ishte me telekomandë. Shokët e mi kanë vendosur vetëm gozhda në rrugë, në vendin ku do kalonte policia, thjesht për të penguar makinat e policisë që arratisja të ishte sa më e lehtë”, ka deklaruar Ervis Lami.

vrasja ne tirane

Sondazh

Poll