Politike

"Strategjia" e Bashës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, ja kujt partie kërkon t'i ndryshojë emrin

Sipas kërkesës të mbërritur në Gjykatë, Basha ka kërkuar që Partia Konservatore të regjistrohet me emrin "Koalicioni EuroAtlantik". 

24 Janar 2025, 21:42 Nga r.ll
"Strategjia" e Bashës për të marrë pjesë
lulzim basha

TIRANË- Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke bërë koalicion me "Partinë Konservatore", kryetar i së cilës aktualisht është Endri Hasa. 

Sipas kërkesës të siguruar nga Vizion Plus dhe të mbërritur në Gjykatë, Basha ka kërkuar që partia e sipërpërmendur të regjistrohet me emrin "Koalicioni EuroAtlantik". 

"Strategjia" e Bashës për të marrë pjesë

Pas humbjes së betejës për logon dhe vulën e PD-së, Basha do të përpiqet të krijojë koalicion dhe është në diskutime me të gjitha partitë që nuk duan të bëjnë aleancë me kreun e PD-së, Sali Berisha. 

lulzim basha

Sondazh

Poll