Politike

Dënimi i Edison Memollës për krim zgjedhor, Gjiknuri: Drejtësia po funksionon!

Ai shtoi se duhet të lëmë drejtësinë që të flasë. Gjiknuri theksoi se qeveria siç ka avantazhe në zgjedhje, ka edhe disavantazhe.

24 Janar 2025, 21:40 Nga N.F
Dënimi i Edison Memollës për krim zgjedhor, Gjiknuri:
Gjiknuri

TIRANË- Sekretari Zgjedhor në PS, Damian Gjiknuri foli sot në lidhje me dënimin sot nga GJKKO të kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memollës për krim zgjedhor. Gjiknuri i ftuar në emisionin Log. në News 24 tha se dënimi i Memollës tregon se drejtësia po funksionon. Ai shtoi se duhet të lëmë drejtësinë që të flasë.

Gjiknuri theksoi se qeveria siç ka avantazhe në zgjedhje, ka edhe disavantazhe. Sipas tij mund të ketë anë pozitive se ke diçka në dorë, por nëse nuk ke bërë diçka për 4 vite, vetë njerëzit e tu të rrëzojnë.

"Fakti që Edison Memolla është dënuar, tregon se drejtësia po funksionon. Por, është një dënim i shkallës së parë dhe do apelohet. Nuk mund të flasim përpara se të flasë drejtësia.

Qeveria siç ka avantazhe në zgjedhje, ka edhe disavantazhe. Mund të kesh anën pozitive se ke diçka në dorë, por nëse nuk ke bërë diçka për 4 vite, vetë njerëzit e tu të rrëzojnë," tha ai.

gjiknuri edison memolla

Sondazh

Poll