Aktualitet

Vrau Refik Domin në vitin 1997, ky është vëllai i postierit Lulzim Visha që u ekzekutua sot në Tiranë (FOTO)

Besnik Vishës ishte dënuar për vrasjen e policit Refik Domit në vitin 1997, ngjarje që ndodhi për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor Tiranë. Besnik Visha u dënua me 12 vjet burg për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

24 Janar 2025, 13:28 Nga B.Z
Vrau Refik Domin në vitin 1997, ky është vëllai i postierit
Besnik Visha

TIRANË - Personi që shihni në foton e mësipërme është Besnik Visha, vëllai i postierit Lulzim Visha i cili u qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në Zall Mher. Hasmëria është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.

Besnik Vishës ishte dënuar për vrasjen e policit Refik Domit në vitin 1997, ngjarje që ndodhi për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor Tiranë. Besnik Visha u dënua me 12 vjet burg për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sakaq lidhur me ngjarjen policia ka ngritur dhe një pistë tjetër hetimi. Pasi viktima (Lulzim Visha) dyshohet se ishte konfliktuar muajt e fundit me dy vëllezër, banues të zonës.

besnik visha lulzim visha

Sondazh

Poll