Aktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, mediat greke: Është intubuar!

Kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismo”, në Athinë dhe sipas mediave greke, shëndeti i tij është përkeqësuar mëngjesin e sotëm, 24 janar.

24 Janar 2025, 13:25 Nga M.B
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

GREQIA- Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, është përkeqësuar. Kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismo”, në Athinë dhe sipas mediave greke, shëndeti i tij është përkeqësuar mëngjesin e sotëm, 24 janar.

Bëhet me dije se kryepeshkopi ka përjetuar dëmtimet të rëndë të organeve dhe se është intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e 10 janarit.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

 

anastas janullatos

Sondazh

Poll