24 Janar 2025, 12:07
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se nëpërmjet bashkëpunimit mes QSUT dhe spitalit izraelitë mjekët shqiptarë do të kenë mundësi të bëjnë vizita pune në Sheba Medical Center. Rama tha se mjekët do të kenë mundësi të bëjnë vizita afatshkurta ose afatgjata 1-vjeçare. Ai shtoi se edhe plani i investimeve në spital do të ketë një oponencë të vazhdueshme dhe do të jetë i asistuar nga këshillat e izraelitëve dhe kjo do të na lehtësojë punën, sipas tij, për të bërë hapin e duhur në drejtimin e duhur.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ka një brum profesionistësh që mund të bëhet një bukë e nivelit më të lartë, janë fjalët e tyre, Ajo që i duhet qendrës është një nivel tjetër menaxhimi, kulturë tjetër menaxhimi, qasje tjetër që ka të bëjë me një traditë që neve na mungon dhe tradita nuk mund të krijohet se thjesht ti ke dëshirë, dhe sado të bësh do kohën e vet, Ajo mangësi e traditës mund të adresohet me aleanca e partneritete. Jemi në kushtet kur bashkarisht do të zbatojmë një strategji të ngritjes të qendrës në një nivel tjetër.
Dhe çfarë do të ndodhë, do të jetë që në jetën e përditshme të spitalit, duke filluar nga Onkologjiku, do të ketë një sinergji të vazhdueshme. Sot, falë teknologjisë, procesi i bashkëveprimit e konsultimit do të jetë në kohë reale. Ky është angazhimi më madhor që kanë ndërmarrë miqtë tanë izraelitë. Aspekti tjetër është ai i teknologjisë, nuk është çështje fondesh, por dije. Nëse nuk ke dijen e mjaftueshme për të ngritur një qendre ekselence thjesht mund të blesh një gjë që në fakt nuk është e domosdoshme, është një çështje e një plani strategjik investimi.
Nuk ka njeri që nuk e di që Izraeli nuk është lider botëror, kur vjen puna tek teknologjia spitali Sheba është një pararojat e zhvillimeve teknologjike në mjekësi. Edhe plani i investimeve në spital do të ketë një oponencë të vazhdueshme dhe do të jetë i asistuar nga këshillat e miqve tanë në Izrael dhe kjo do të na lehtësojë punën, për të bërë hapin e duhur në drejtimin e duhur. E treta që unë e konsideroj të rëndësishme, është nga njëra anë ndihma strategjike për burimet njerëzore të spitalit, për mjekë, administratorët për të gjitha nivelet e punës, qoftë për vizita pune afatshkurta në Izrael, qoftë për qëndrime afatgjata 1-vjeçare për mjekë që do të përzgjidhen nga miqtë tanë izraelitë, jo nga miqtë e miqve tuaj. Keni garancinë që edhe nxitja e mëtejshme për të rritur kapacitet tona njerëzore do të bëhet mbi baza meritokratike dhe mbi baza nevoje reale që ka spitali.
edi rama
Politike
24 Janar 2025, 12:02
B.Z
Dorian Teliti
TIRANË - Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën gjatë protestës që ...
Politike
24 Janar 2025, 12:01
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot në protestën e opozitës p...
Politike
24 Janar 2025, 11:48
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center është aleancë dhe sipas...
Politike
24 Janar 2025, 11:37
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do ta transformojë Qendrën S...
Politike
24 Janar 2025, 11:18
B.Z
Pamje nga protesta
TIRANË - Opozita po zhvillon protestën e radhës mesditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Qytetar&eu...
Politike
24 Janar 2025, 10:47
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë "arrest n...
Politike
24 Janar 2025, 10:38
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar ditën e sotme dy nisma të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria li...
Politike
24 Janar 2025, 10:23
M.B
Asllan Dogjani
TIRANA- GJKKO ka kthyer çështjen për hetim në SPAK për deputetin Asllan Dogjani i cili akuzohet për dek...
Politike
24 Janar 2025, 10:01
M.B
Edison Memolla
TIRANA- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posa&c...
Politike
24 Janar 2025, 09:37
B.Z
Ilustrim
TIRANË - Në një pasdite të ftohtë janari, Aldo* – një emigrant shqiptar 37-vjeçar me banim në veri...