Politike

"QSUT e 2030, shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin!" Rama: Një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike

Rama shtoi se është optimist për ecurinë e mëtejshme për transformonin e QSUT dhe Spitalin Onkologjik. 

24 Janar 2025, 11:37 Nga M.B
"QSUT e 2030, shëmbëlltyrë ekselence për
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do ta transformojë Qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza. Ai përmendi skandalin e Spitalit Onkologjik duke thënë se ishte një grup kriminelësh që shkaktuan një situatë dramatike. Rama shtoi se është optimist për ecurinë e mëtejshme për transformonin e QSUT dhe Spitalin Onkologjik. 

"Rikthehemi në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm që e zhvilluam si pasojë e një situate dramatike e shkaktuar një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik. Sot më vjen shumë mirë që rikthehemi me optimizmin dhe me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore ne botë, spitalin prestigjioz të Izraelit, i cila është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës.

Jam shumë optimist për ecurinë e mëtejshme për transformonin e QSUT dhe Spitalin Onkologjik. Duke filluar nga spitali onkologjik, në një pasqyrë kuptimplotë të një shërbimi ekselent në Shqipëri, sepse ky nuk është një shkëmbim rastësor eksperience, por aleancë strategjike e bazuar në mirëkuptimin e se krah përkrah me mjekët e Sheba do të krijojë një sinergji dhe do të bëjë që QSUT e 2030 të jetë një shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll