Aktualitet

48-vjeçari u gjet i vrarë në automjet në Zall Mner, pistë kryesore e hetimeve, hasmëria

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

24 Janar 2025, 09:21 Nga M.B
48-vjeçari u gjet i vrarë në automjet në Zall Mner,
Foto ilustruese

TIRANA- 48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Sipas policisë 48-vjeçari është gjetur i vdekur brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, dhe dyshohet se është i vrarë me armë zjarri. 

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve, pista kryesore e hetimeve është hasmëria.

vrasje ne kamez

Sondazh

Poll