Aktualitet

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët (në mënyrë të izoluar mesatar) ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formë pikash.

24 Janar 2025, 07:16 Nga B.Z
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet  nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët (në mënyrë të izoluar mesatar) ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

moti parashikim

Sondazh

Poll