23 Janar 2025, 21:53
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për skandalin e mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme të Kurum, skandal i cili duket se po mbulohet, ndërkohë që mbetjet mbahen në Porto Romano dhe ende nuk janë dërguar për analiza. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se ka një përpjekje për të "varrosur" çështjen. Lala gjithashtu u shpreh se investigimi i BIRN tregonte se Kurum ka eksportuar një sasi shumë të madhe mbetjesh. Më tej gazetarja tha se të gjitha institucionet ia kanë futur gjumit dhe duan ta varrosin çështjen.
"Kontejnerët që dyshohet se përmbajnë lëndë toksike janë vendosur në Porto Romano. Investigimi i BIRN tregonte se Kurum ka eksportuar një sasi shumë të madhe mbetjesh. Nëse mbani mend, kemi ngritur këtë shqetësim se çfarë ka ndodhur me mbetjet e rrezikshme të Kurum. Nuk kishte transparencë.
Çfarë na rezulton? Kjo kompani ka eksportuar jashtë vendit nën hundën e autoriteteve shqiptare. Është një zinxhir institucionesh të korruptuara. Ne nuk kemi asnjë evidencë apo transparencë se çfarë po ndodh me shëndetin e shqiptarëve dhe ku kanë përfunduar mbetjet. Mund të jenë edhe dhjetëra apo qindra ton që nuk dihet se ku mbahen.
Ajo që duhet të shqetësojë shtetin, është fakti që 102 kontejnerët janë vendousr në Porto Romano dhe nuk janë marrë mostrat për analizat. Shteti duhet të vepronte me urgjencë, ka dëmtim serioz të shëndetit po mbahen në kushte të papërshtatshme. Nuk e dimë efektet negative që mund të sjellë në popullatë.
Të gjitha institucionet ia kanë futur gjumit dhe duan ta varrosin çështjen. Mostrat duhet të merreshin me urgjencë dhe të ishte përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur. Pse nuk ka inspektim ndaj Kurum? Sa ton ka prodhuar mbetjet të rrezikshme? Të gjithë çfarë po bëjnë? Kanë mbyllur gojën, nën influenca, ndërsa shteti do ta mbyllë. Ia kanë lënë në derë prokurorisë", tha Lala.
klodiana lala
Aktualitet
23 Janar 2025, 21:46
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja për masakrën e Dobraçit, ndodhur në tetor 2024 në Shk...
Aktualitet
23 Janar 2025, 21:17
r.ll
foto ilustruese
ITALI- "Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë?" Në mediat i...
Aktualitet
23 Janar 2025, 21:41
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për sekuestrimin e pasurive të vëllezërve Çopja, mes të cilave...
Aktualitet
23 Janar 2025, 21:39
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Fiks Fare denoncoi gjendjen e punëtorëve të firmës koncesionare që shfrytëzon vendburimin e naft...
Aktualitet
23 Janar 2025, 20:59
N.F
Sokol Sadushi dhe Margherita Cassano
ROMË- Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit t...
Aktualitet
23 Janar 2025, 20:57
r.ll
foto ilustruese
FUSHË-ARRËZ- Një trup i pajetë gjetur në ujërat e lumit Fan në Fushë-Arrëz. Sipas informacione...
Aktualitet
23 Janar 2025, 19:57
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat j...
Aktualitet
23 Janar 2025, 19:47
r.ll
foto nga takimi
TIRANË- Në Tiranë, nisi sot projekti “BE për Drejtësinë Digjitale”, me një fond prej 7.5 mi...
Aktualitet
23 Janar 2025, 18:58
r.ll
pamje nga kopshti
TIRANË- Një 46-vjeçare me profesion edukatore në kopsht fëmijësh në kryeqytet është shpal...
Aktualitet
23 Janar 2025, 18:46
r.ll
aksidenti
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me aksidentin e raportuar pak më herët në rrugën e Elbasanit në T...