Sport

VIDEO / Manchester United bën mrekullinë përballë Glasgow të Bajramit!

Ndërkohë që nuk zhgënjen Lazio në krye të klasifikimit, duke mundur Real Sociedat 3-1 për fitoren e 6-të në 7 ndeshje të kësaj faze të Europa League.

23 Janar 2025, 23:09 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester United bën mrekullinë përballë Glasgow

ANGLI - Manchester United ia del mbanë të kualifikohet për në fazën tjetër të Europa League, pasi ka arritur një fitore të vuajtur përballë Rangersit të Nedim Bajramit.

Gjithçka në këtë takim britanik u gjidh në pjesën e dytë me një autogol të portierit skocez Butlan në minutën e 52-të. U duk se gjithçka po shkonte drejt një fitoreje edhe pse në pamje të parë të dhuruar, por 2 minuta nga fundi, Desers arrin të shmangë mjaft mirë Meguirre, i aktivizuar në pjesën e dytë, duke barazpeshuar shifrat, por rezultoi një barazpeshim i përkohshëm.

Lisandro Martinez në shtesë arrin të gjejë pas shpinës të të gjithë mbrojtjes së Glasgow, Bruno Fernandez, i cili shënon në minutën e 92-të golin e fitores, që e ngjiti United menjëherë në vendin e 4-t.

Ndërkohë që nuk zhgënjen Lazio në krye të klasifikimit, duke mundur Real Sociedat 3-1 për fitoren e 6-të në 7 ndeshje të kësaj faze të Europa League.

Në këtë raund të shtatë spikat fitorja 3-2 e Tottenhami në fushën e Hoffenheimit, ku veçohet me dygolësh Son Heung-Min. Zhëgnjen Porto, që u mposht me rezultat minimal në shtëpi nga skuadra greke Olympiakos.

Roma shpërdoron një mundësi të artë për t’u katapultuar në pjesën e sipërme të klasifikimit në Europa League, pasi u mposht 1-0 nga Alkmaari në transfertë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll