Sport

Dikur nënkampion Bote dhe fitues i Champions League, sot shërben si ushtarë në Amazonë!

Malouda iu bashkua Regjimentit të 3-të të Këmbësorisë Pyjore me qëllim për të ndarë njohuritë e tij me kolegët e rinj.

23 Janar 2025, 22:03 Nga DOSJA
Dikur nënkampion Bote dhe fitues i Champions League, sot shërben si

FRANCE - Nënkampion me Francën në “Gjermani 2006” dhe fitues i Champions League me Çelsin në 2012-in, Floro Maluda sot shërben si ushtar në pyjet tropikale të Amazonës. 44-vjeçari ka përqafuar një iniciativë të ushtrisë së Guinesë Franceze duke iu bashkuar për të dhënë njohurinë e tij mbi fushën brezave të rinj.

Malouda iu bashkua Regjimentit të 3-të të Këmbësorisë Pyjore me qëllim për të ndarë njohuritë e tij me kolegët e rinj.

Përfshirja në segmente të ushtrisë përshkruhet nga qeveria franceze si një program që "u mundëson civilëve (shpesh të njohur në fushat e tyre) të japin një kontribut vullnetar në promovimin e vlerave dhe misioneve të institucionit ushtarak, pa qenë vetë personel ushtarak".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll