Sport

Mario Mitaj në të njëjtin ekip me Ronaldon!

Mbrojtësi kuqezi ka qenë mes më të mirëve të javës së 16-të në kampionatin arab ku aktivizohet me Al Ittihad

23 Janar 2025, 17:49 Nga DOSJA

Mario Mitaj në të njëjtin ekip me Ronaldon!

ARABI SAUDITE - Mario Mitaj ndeshje pas ndeshje po arrin të shkëlqejë në fushë, me mbrojtësin e Kombëtares që bën paraqitje fantastike në Arabinë Saudite. Në sfidën që Al Ittihad fitoi 2-1 ndaj Al Shabab, Mitaj ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Faqja e specializuar në analitikë “Soffascore”, ka vlerësuar paraqitjen e liderit kuqezi, teksa e ka zgjedhur në formacionin e javës së 16-të të kampionatit. Madje e ka vlerësuar edhe me notën 8.3.

Mario Mitaj në të njëjtin ekip me Ronaldon!

Në 11-shen me të mirë, Mitaj ndodhet së bashku me Cristiano Ronaldon, yllin e kampionatit saudit dhe të skuadrës së Al Nassr. Këtë sezon me fanellën e skuadrës arabe Mitaj ka luajtur në 15 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll