Sport

Endrra që shkon drejt realitetit, Xhaka tek Reali i Madridit?!

“Mund të jetë patjetër. Alonso e di se Graniti ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit”, është shprehur Streller.

23 Janar 2025, 17:56 Nga DOSJA
Endrra që shkon drejt realitetit, Xhaka tek Reali i Madridit?!

ZVICER - Sipas ish-futbollisti zviceran, Marco Streller, Granit Xhaka mund t’i bashkohet Real Madridit në edicionin e ardhshëm. Ai ka theksuar se nuk është çudi nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte te Real Madridi.

“Mund ta imagjinoj mirë se nëse Xabi Alonso shkon te Real Madridi dhe Luka Modric largohet, për shkak edhe të moshës mund të ndodhë kjo lëvizje”, ka thënë ish-sulmuesi i Zvicrës për mediat zvicerane nisur edhe nga vlerësimi maksimal që ka Alonso për futbollistin shqiptarë të Zvicrës dhe që aktualisht po bashkëpunojnë tek Bayer Leverkuseni.

Ai është pyetur sërish nëse Xhaka mund t’i bashkohet Realit. “Mund të jetë patjetër. Alonso e di se Graniti ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit”, është shprehur Streller.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll