Sport

Milani në sulm për yllin e ri të Realit të Madridit, Arda Guler!

Talenti 19-vjeçar turk ka një kontratë që zgjat deri në verën e vitit 2029.

23 Janar 2025, 18:06 Nga DOSJA
Milani në sulm për yllin e ri të Realit të Madridit, Arda

ITALI - Milani është duke bërë një lëvizje për mesfushorin e Real Madridit, Arda Guler. Gazetari turk Ekrem Konur raporton se klubi italian është futur në bisedime për 19-vjeçarin.

Gjigantët italianë duan të sigurojnë një huazim me opsion blerjeje të përhershme në verë. Trajneri i ri i Milanit, Sergio Conceiçao, është i mendimit se Guler do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e tij.

Talenti 19-vjeçar turk ka një kontratë që zgjat deri në verën e vitit 2029. Por, Real Madridi nuk dëshiron ta shesë Gulerin, andaj mund të lejojë huazimin e tij deri në fund të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll