Sport

VIDEO / Roma humbet shansin e artë, mundet nga Alkmaari!

Në këtë raund të shtatë spikat fitorja 3-2 e Tottenhami në fushën e Hoffenheimit, ku spikati me dygolësh Son Heung-Min.

23 Janar 2025, 21:54 Nga DOSJA

VIDEO / Roma humbet shansin e artë, mundet nga Alkmaari!

ITALI - Roma shpërdoron një mundësi të artë për t’u katapultuar në pjesën e sipërme të klasifikimit në Europa League, pasi u mposht 1-0 nga Alkmaari në transfertë. E jo vetëm kaq, nëse nuk fiton në takimin e fundit ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, skuadra verdhekuqe me shumë mundësi do të eliminohej nga Europa League.

Në këtë raund të shtatë spikat fitorja 3-2 e Tottenhami në fushën e Hoffenheimit, ku spikati me dygolësh Son Heung-Min. Zhëgnjen Porto, që u mposht me rezultat minimal në shtëpi nga skuadra greke Olympiakos.

VIDEO / Roma humbet shansin e artë, mundet nga Alkmaari!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll