Bota

Vuçiç akùza të reja: Kosova njësoj si Mali i Zi kërkon të marrë pronat Kishës serbe

6 Janar 2020, 18:05 Nga DOSJA
Vuçiç akùza të reja: Kosova njësoj si Mali i Zi

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur sot se dhe Kosova mund të miratojë një ligj njësoj si Mali i Zi për lirinë fetare në vend. Në një deklaratë për mediat, Vuçiç tha se këtë e shikon nga librat e shkollës në Kosovë, ku sipas tij flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe.

Më tej shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Serbia ka kundërshtuar ligjin e miratuar në Malin e Zi, ku e shikon si një përpjekje për të kapur pronën e Kishës në Mal të Zi. Edhe Kisha Ortodokse Serbe e kundèrshton ligjin, i cili thotë se “të gjitha objektet fetare, që kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë më 1918 e që më vonë nuk kanë kaluar në pronësi të ndonjë bashkësie fetare në mënyrë legale, do të njihen si pronë e shtetit dhe do të regjistrohen si thesar kulturor”. Duke iu referuar këtij citimi Serbia shprehet se ligji është bërë për të marrë pronat e kishës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic kisha serbe ligji per lirite fetare aleksander vucic kisha serbe ligji per lirite fetare

Sondazh

Poll