Aktualitet

‘Hëngri plumbin për të vëllain’/ Atentati në Tropojë, Artan Hoxha zbulon pse e vranë Guxim Gjyriçin, mesazhi pas ekz

6 Janar 2020, 17:32 Nga DOSJA
‘Hëngri plumbin për të vëllain’/ Atentati

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc Neës ka dhënë detaje të forta për vrasjen e Guxim Gjyriqit në Tropojë, i cili kishte edhe lidhje familjare me fisin e njohur të Haklajve.

Në prononcimin e tij në studio, Hoxha vrasja e 47-vjecarit ka ardhur si një shpagim për mungesë të të vëllait, Agronit i cili ndodhet në Amerikë.

“Dallimi i kësaj vrasje me ngjarje të tjera është pikërisht ky fakt që të dhënat e para të çojnë që kjo është një vrasje jo me motive të çastit jo për një zënkë. Të gjitha elemetët e parë të ngarjes, të lë të kuptosh që kemi me një vrasjë të organizuar, dhe jo thjeshtë e organizuar por dyshime të mëdha kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Kjo vjen për shkak të personalitetit të viktimës. Une e kam njohur personalisht viktimën, kam qenë disa herë në banesën e tij kur babai i tij jetonte, dhe vëllai i tij, Agroni ishte akoma këtu. Dyshimet e mëdha në të gjithë oponioni dyushimet e para janë që viktima është një lloj shpagimi për mungesnë e vëllait të toj që është në Amerikë. Kam lexuar në portale që është djali i tezes së Fatmir Haklajt. Nuk ka lidhje të tillë direkte, nuk është djali i tezes së Famti Haklajt, por ata kanë një lidhje fare fisnore. Por lidhja që ka pasur vëllai i të ndjerit me Fatmir Haklajn është më shumë se kushërinj, Agron Gjurici ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Gjurici ka qenë shef i zyrës së pasaporteve. Vëllezërit Gjurici nuk ka qenë i përfshirë. Pra ajo që thuhet sot për ta lidhur me seriali e Haklajkve, Guximi nuk ka lidhje direkte, por vëllai i tij ka qenë shumë mik i tyre”, tha Hoxha.

Më tej gazetari u shpreh se atentati ishte bërë nga vrasës me pagesë dhe se besonte se viktima ishte përdorur për të dërguar një mesazh.

Aty kalonte gjithë dynjaja autorët e kanë qëlluar nga makina. Dyshimet janë që kemi të bëjmë me tre autorë. Ai është qëlluar me breshëri, njerëzit që kanë arritur të parët e kanë gjetur të gjallë, por sa ka mbërritur në spital ka humbur jetën. Ka vetëm dy mundësi per tu larguar autoret. Nga Bajram Curri mund të largohesh ose nga Hasi ose nga Fierza, por kjo e dyta është më e gjatë, dhe drejt Hasit është rrugë më e mirë. Mua më duket pak e çuditshme që nuk arrin një drejtori si ajo e Kukësit që të mos bllokojë dy rrugë. Ti ke të gjitha mundësitë që ta bllokosh këtë rrugë. Mënyra si është kryer ngjarja, personazhi që është goditur janë të gjithë elemnetë që kjo është një vrajse me mesazh brenda, dhe unë këto kam frikë. Jo unë por të gjithë qytetarët nga Tropoja që kam folur sot të gjithë më kanë shprehur këtë gjë, frikën që mos fillojë një serial. Ai ka lënë tre fëmijë, vëllai i vet ka tre fëmijë, fisi, ku fillojnë histori të tilla nuk i dihet se si mund të shkojë, sidomos malësia që ka rrethana. Dhe në rastin konkret, për mua viktima e mbrëmshme nuk ka qenë objektivi, ai ka qenë mesazhi për të shkuar tek të tjerët. Ky nuk ruhej, se ata tjerët kanë ikur. Dyshohet se janë vrasës me pagesë. Urdhëruesi nuk jeton në Tropojë,”-shtoi gazetari Hoxha.

Marrë nga abcnews

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ekzekutohet guxim gjyriqi guxim gjyriqi artan hoxha ekzekutohet guxim gjyriqi guxim gjyriqi

Sondazh

Poll