Aktualitet

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, Gjykata e Posaçme e rrëzon: Të vijojnë hetimet për tre gjyqtarët që ‘shpëtuan&

6 Janar 2020, 14:13 Nga DOSJA
SPAK kërkoi pushimin e çështjes, Gjykata e Posaçme e

TIRANË– Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që të mos e pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrpsion ose ndryshe SPAK për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për autorin e masakrës së Durrësit, Dritan Dajtin.

Mësohet se ka qënë gjyqtarja Miljana Muça, ajo që i ka kërkuar SPAK që të rihetojë tre gjyqtarët e Apelit që ‘shpëtuan’ Dajtin nga burgimi i përjetëshëm duke e dënuar më 25 vite burg.

Për Skënder Damini, Petrit Aliajn të dy gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Apelin e Shkodrës ka rinisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv i funksionarëve të drejtësisë dhe shpërdorim detyre, pasi pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar nga mbrojtja.

Ishte Prokuroria e Posaçme ajo që kërkoi sot pushimin e hetimit për tri gjyqtarët që lehtësuan Dajtin.

Tashmë Dritan Dajti ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqtë burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite. Historia e kësaj masakre u bë edhe më e rëndë, ku pas hetimeve u zbuluan edhe disa lidhje të Dajtit brenda Policisë së Shtetit. Përgjimet telefonike zbuluan numra policie në telefonat e Dajtit, ndërkohë që dyshua se ky i fundit po i priste specialët e skuadrës s ë vëzhgimeve dhe ndjekjeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e posacme rrezon spak vendimi per dritan dajtin gjykata e posacme rrezon spak vendimi per dritan dajtin

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2020, 13:04

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka folur së fundmi rreth vrásjes së 47-vjeçarit Guxim Gjyriqit, djalit të tézes së Fatmir Haklajt. I ftuar në studion e ...