Aktualitet

Ceremonia e “Ujit të bekuar” në Portin e Durrësit, të rinjtë sfidojnë temperaturat e ulëta (FOTO)

6 Janar 2020, 15:33 Nga DOSJA
Ceremonia e “Ujit të bekuar” në Portin e Durrësit,

DURRËS– Besimtarët ortodoksë kremtuan sot në Durrës festën që simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të Bekuar”. Pas meshës së Liturgjisë Hyjnore dhe shërbesës së Ajazmës së Madhe në katedralen e Shën Pavlit dhe Shën Astit, ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u zhvillua pranë kalatës 5 në portin më të madh të vendit tonë.

Tre të rinjtë pjesëmarrës në garën simbolike sfiduan temperaturat mjaft të ulëta, ndërsa kryqi u kap nga 30-vjeçari Nikolla Bici, pjesëmarrës për herë të parë.Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë zhvillohet prej afro 30 vjetësh në mjediset e portit të Durrësit, shkruan APD (Autoriteti Portual Durrës).

Si çdo vit Forca e Sigurisë Portuale, polumbarët, personeli mjekët dhe trupa Zjarrfikëse të APD-së u kujdesën për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceremonia e ujit te bekuar durres nikolla bici ceremonia e ujit te bekuar durres nikolla bici

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2020, 13:04

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka folur së fundmi rreth vrásjes së 47-vjeçarit Guxim Gjyriqit, djalit të tézes së Fatmir Haklajt. I ftuar në studion e ...