Aktualitet

Projekti ‘NIVICA’ prezantohet në Washington, arkeologët dhe studiuesit e vlerësojnë si një destinacion unik turistik

6 Janar 2020, 15:16 Nga DOSJA
Projekti ‘NIVICA’ prezantohet në Washington, arkeologët

SHBA– Një javë më parë u prezantua projekti Nivica, në konferencën e Institutit të Arkeologjisë Amerikane. Ky Institucion shkencor më i vjetri ne Ameriken e Veriut, mbledh arkeologe dhe studiues nga e gjithë bota për të prezantuar projekte dhe kërkime të një rëndësie ndërkombetare.

Krahas një numri prezantimesh të projekteve ndërkombëtare, u prezantua edhe projekti ‘NIVICA’,  një bashkëpunim shqiptaro- çek i iniciuar dy vite më parë, i cili ka në fokus studimin e krahinës malore të Kurveleshit, një krahine  e jugut shqiptar midis Tepelenës dhe bregdetit. Nivica është  e mjaft e pasur me site arkeologjike dhe monumente të kulturës, të cilat përbëjnë një joshje të madhe për arkeologë nga e gjithë bota. Projekti Nivica  është tashmë  një model i suksesshëm, jo vetëm i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, por edhe si një mundësi e lidhjes së zonave bregdetare me ato malore për të krijuar një produkt unik turistik.

Ky Projekt, i cili është pjesë e një projekti ambicioz për të rimëkëmbur këtë krahinë me potencial të madh turistik, ka mundur të tërheqë interesin e studiuesve dhe arkeologëve të Universitetit të Bernos dhe Universitetit të Karlit në Republiken Çeke, të cilat së bashku me Bashkinë e Tepelenës kanë vendosur  një bashkepunim afatgjatë në fushën e trashëgimisë kulturore.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet instituti i arkeologjise amerikane projekti nivica instituti i arkeologjise amerikane projekti nivica

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2020, 13:04

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka folur së fundmi rreth vrásjes së 47-vjeçarit Guxim Gjyriqit, djalit të tézes së Fatmir Haklajt. I ftuar në studion e ...