Aktualitet

Gazetari Elton Qyno premton bomba pas përgjimeve të Zogut: Ka VIP-a të tjerë të përfshirë, biseda të reja për blerje vo

6 Janar 2020, 13:23 Nga DOSJA
Gazetari Elton Qyno premton bomba pas përgjimeve të Zogut: Ka VIP-a

TIRANË– Gazetari Elton Qyno, burimi kryesor i përgjimeve të grupit të prostitucionit ku ishte i përfshirë edhe Hermes Nikaj, premton të tjera publikime. I ftuar në studion e “Report TV”, Qyno shprehet se do të publikojë edhe dy numra të tjerë të paktën, ndërkohë që thekson se ka edhe personazhe të tjerë të njohur të përfshirë në këtë skemë. Ndër të tjera, gazetari u shpreh se ka lexuar dhe parë edhe disa biseda të tjera që kanë të bëjnë me blerjen e votave, por në lidhje me këtë çështje nuk preferoi të japë detaje.

Nuk e kam mbyllur këtë dosje. Ka akoma materiale. Janë njerëz të njohur. Unë e kam ruajtur etikën. Ndonjë portal është munduar të hulumtojë dhe të gjejë diçka më shumë. Unë si gazetar, që ka burimin kryesor, jam munduar të mos publikoj emrat. Ka ende skandale me blerje votash. Janë ende disa biseda por nuk flas dot më tepër. Përsa i përket pjesës së prostitucionit do vazhdoj të botoj edhe dy numra të tjerë të paktën,”- tha Qyno.

I pyetur nëse ka marrë kërcënime, gazetari u shpreh se i kanë ardhur thjesht mesazhe ku i kërkohet që të mos nxjerrë emra.

Nuk jam kërcënuar nga askush, por kam marrë mesazhe të tipit: Mos e publiko emrin tim, pse e nxorre, etj. Nëse do hidhem në gjyq, do publikoj edhe unë provat e mia,”– shtoi gazetari Elton Qyno. Hermes Nikaj është arrestuar më 24 nëntor dhe ndodhet në masë arresti me burg për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit, por edhe të shitjes së trupit të tij kundrejt pagesës. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Përgjimet e publikuara nga gazetari Elton Qyno, kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës policie etj.

(f.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno hermes nikaj pergjimet e zogut te tiranes elton qyno hermes nikaj pergjimet e zogut te tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2020, 13:04

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka folur së fundmi rreth vrásjes së 47-vjeçarit Guxim Gjyriqit, djalit të tézes së Fatmir Haklajt. I ftuar në studion e ...