Aktualitet

Granata në zyrë Fatos Tushes, Artan Hoxha: Pse s’u përdor helikopteri? Në Lushnje dihet kush vret

6 Janar 2020, 17:16 Nga DOSJA
Granata në zyrë Fatos Tushes, Artan Hoxha: Pse s’u përdor

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka folur edhe në lidhje me atentatin që iu bë rreth një javë më parë, Kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Nga kjo ngjarje, mbeti e plagosur edhe sekretarja e tij. Si autor rezultoi se ishte ish-shoferi i kryebashkiakut, i cili është ende në arrati.

Për këtë ngjarje Hoxha tha se situata për kapjen e autorit nuk u menaxhua mirë, sipas tij kjo ishte një ngjarje tepër e thjeshtë për tu zbardhur, dhe për tu kapur autori, por se policia nuk kishte mundur dot as të ngrinte helikopterin për krehjen e zonës, dhe gjetjen e autorit, që sipas gazetarit ndodhet ende në Shqipëri.

Ka një shprehje në malësi që thonë se trim është ai që rrudh trurin jo ai që rrudh gishtin. Duhet një ndërhyrje që ngjarja të mos eskalojë, që të ketë hakmarrje apo një zinxhir vrasjesh të tjera. Ndërsa për sa i përket ngjarjeve të Lushnjes, për fat të keq, ne jemi një javë më vonë pasi ka ndodhur, është një ngjarje me kamera sigurie, që domethënë e kanë si film, është një ngjarje e zbardhur për prokurorin. E provuar si ngjarje, dihet se kush është, dhe të mos e kapësh dot, lë shumë për të dëshiruar. Në Lushnje dihet kush vret, dhe nuk kapin dot vrasësit, mos të kapësh edhe këtë të kryetarit të bashkisë dhe të mos reagosh….Kush e ka penguar atë ditë policinë e shtetit të ngrinte në ajër helikopterin. Për çfarë e kemi helikopterin? Nga keq organizimi, apo keq menaxhimi i situatës?. Nuk dua të spekuloj sepse është ende herët, kryetari i bashkisë është rikthyer përsëri në zyrë. Dyshimet janë shumë të forta që kemi të bëjmë me një motiv të cilin nuk e thotë as kryetari i bashkisë, sepse pret ta thotë drejtësia, ndërkohë që drejtësia nuk ka kapur shoferin e tij. Kemi  një kryetar bashkie të mazhorancës të nëpërkëmbur e të tronditur, kemi një autor të pakapur vërdallë nëpër Shqipëri. Uroj që herët e tjera të vijmë me diçka më pozitive, dhe jo më me polici që nuk i kap dot autorët, me prokurori që sdi asgjë dhe pushon dosjet, dhe me opozitë dhe pozitë që fajësojnë njëri-tjetrin, dhe me kryeministër që thotë “kokat hënkshin”, këtu po vriten njerëz të pafajshëm nuk është kaq e thjeshtë. Pra prognoza e këtij fillim viti nuk është e mirë”, tha Hoxha. 

Më 31 dhjetor, Fatos Tushes iu bë antetat në zyrën e tij. Ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i hodhi gràntën në zyrë, ku aty u plàgósën Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Dosja.al mësoi se shoferi e shàntazhonte me video sekrete kreun e Bashkisë. Saraçi edhe pse ishte pushuar nga puna si shofer, ai vazhdonte të merrte rrogë në këtë bashki. Pas ngjarjes, ka pasur akùza, veçanërisht nga ana e opozítës, se Saraçi dhe Tushe kanë qenë të implikuar në pazare dróge, dhe kjo ka bërë që mes tyre konflikti të degjènerojë në një veprim të tillë.

Marrë nga abcnews.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha atentat fatos tushes fatos tushe gezim saraci granatë në zyrë fatos tushes artan hoxha atentat fatos tushes fatos tushe gezim saraci granatë në zyrë fatos tushes

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2020, 13:04

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka folur së fundmi rreth vrásjes së 47-vjeçarit Guxim Gjyriqit, djalit të tézes së Fatmir Haklajt. I ftuar në studion e ...