Politike

Basha mbledh grupin e ekspertëve për Reformën Zgjedhore: Shumë shpejt do kemi propozimet konkrete

6 Janar 2020, 16:21 Nga DOSJA
Basha mbledh grupin e ekspertëve për Reformën Zgjedhore:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot në selinë blu një takim me grupin e ngritur  e ekspertëve të opozitës për Reformën Zgjedhore. Sipas burimeve nga mbledhja bëhet me dije se janë diskutuar propozimet e ekspertëve dhe shumë shpejt drafti për Reformën Zgjedhore do bëhet publik dhe do diskutohet me grupet e interesit dhe do konsultohet me publikun.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prej kohësh kanë ngritur një grup ekspertësh, por edhe pse janë shprehur se brenda 2019-ës do kishin gati draftin ende nuk e kanë bërë publike një gjë të tillë. Ndërkohë dhe nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore në kuvend, ku merr pjesë maxhoranca dhe opozita parlamentare, ende nuk kemi “tym të bardhë”, pasi procesi ka ngecur.

Reforma Zgjedhore duhet të ishte mbyllur që në dhjetor, por afati i Komisionit u zgjat me disa muaj. Reforma është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

(A.B.:E.K Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh ekspertet lulzim basha reforma zgjedhore basha mbledh ekspertet lulzim basha reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2020, 10:53

TIRANË- Dita e sotme shënon kalimin online të një pjese të madhe të shërbimeve që deri më tani ofroheshin nëpër sportele. Janë 472 aplikime për shërbime që...