Politike

Era e fórtë në kryeqytet, Veliaj thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet në vendet ku ka objekte apo pemë që rrézikojnë

5 Janar 2020, 15:50 Nga DOSJA
Era e fórtë në kryeqytet, Veliaj thirrje qytetarëve:

TIRANË– Kryebashkiaku Erjon Veliaj  iu ka bërë thírrje qytetarëve të marrin masa për shkak të erës së fortë që fryn në Tiranë. Përmes një njoftimi në Facebook, Veliaj shprehet se qytetarët duhet të evitojnë lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrézikojnë rénien. Kryebashkiaku thotë se për çdo próblem raportoni te numri i emérgjencës 112, teksa shton se në terren ndodhen punonjësit, të cilët mund t’iu vijnë ndihmë qytetarëve.

“KUJDES ? erë e fórtë në Tiranë, ju lutem ?evitóni lëvizjet dhe qëndrimin në vënde ku ka objekte apo pemë që rrézikojnë rënien.Për çdo próblem raportoni te numri i emérgjencës 112. ☎Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, shkruan Veliaj.

E gjithë Shqipëria është përfshirë sot nga një erë e furishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllokuar nga ngrica dhe dëbora. Gjithashtu janë anuluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ere e forte ne shqiperi erjon veliaj rrezohen pemet ne tirane ere e forte ne shqiperi erjon veliaj rrezohen pemet ne tirane

Sondazh

Poll