Politike

“Kudo ka të çmendur”/ Agron Tufa ‘flakë për flakë’ me Ramën: U përballa me qentë e tu, të kanë dalë nga kontr

5 Janar 2020, 15:37 Nga DOSJA
“Kudo ka të çmendur”/ Agron Tufa ‘flakë

TIRANE- Ish-drejtori i Insitutit të Studimeve të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës që ky i fundit bëri dje në emision Java. Rama mohoi se ndaj Tufës ka një ‘konspiracion komunist’, ndërsa kërcënimet për të i quajti të pabaza, pasi sipas tij, në çdo vend të botës ka njerëz të çmendur që kërcënojnë me telefon.

Në çdo vend ka të çmèndur, në çdo vend ka njërëz që kërcènojnë me telefona. Nuk mund të themi se ka një konspiracion komunist kundër Agronit. Unë them se lufta nuk mund të shihet me sytë e politikës dje dhe as me sytë e politikës sot. Mua më bën tradhtar se ndërova Mit’had Frashëri. Komunsitët e bën luftën dhe e fituan luftën, por pas luftës iu futën në të drejtë gjithë të tjerëve”, tha Rama.

Flakë për flakë i është përgjigjur Agron Tufa, i cili thotë se është përballur me “qentë” e kryeministrit, të cilët mbrohen prej tij.

REAGIMI I PLOTË I AGRON TUFËS:

Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohesha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucionale ishin: Gramoz Ruçi: “Unë nuk jam kujdestar konvikti që të thërras rojen (deputetin Braho) e t’i tërheq vërejetje. Edhe mua më kërcënojnë” (prill 2019);

Edi Rama: “Ne do dërgojmë një komision parlamentar në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin” (5 maj 2019);

Taulant Balla: “Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtoju gjykatës. Nesë të kanë kërcënuar, dtejtoju Prokurorisë. Dhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtoju Organeve të Reja të Drejtësisë tonë” (prill 2019);

Edi Rama: “Nuk ka një konspiracion komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kércëojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë”, etj. (4 janar 2020).

Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imuniteti, nuk i kemi me vete ushtrine, policinë, sigurimsat, gjykatat, nandat, pasurite, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.

Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramtizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të “qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësosë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.

Po s’pati vallë gjë për të thenë Kryeministri për deputetin e tij dhe ish deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil ata kërcënojnë e përbetohen se “…do të të gjejmë dhe në vrimë të miut atje ku ke kërkuar azil” (Dita, 4 dhjetor 2019).

Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t’i bëje zap, ose ata kanl dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!

Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjësia juaj direkte, të cilën duhet ta marresh publikish dhe ndërkombëtarisht mbi vete! Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëtë mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës. Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t’i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të sodotësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!

 

Pak muaj më parë, shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje nga një mesazhshkrues në Facebook.  Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa agron tufa kerkon azil ne zvicer edi rama agron tufa agron tufa kerkon azil ne zvicer edi rama

Sondazh

Poll