Politike

Bilanci për vitin 2019/ Berisha: Një máshtrim tjetër i Ramës për dializën.Është dhënë me koncesion 14 vite më parë

5 Janar 2020, 13:30 Nga DOSJA
Bilanci për vitin 2019/ Berisha: Një máshtrim tjetër i

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeminsitrin Edi Rama se po mashtron qytetarët me bilancin për vitin 2019. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan Rama po máshtron me hemodializën:

“Konkretisht me 210 PPP e tij qe ka vjédhur dhe shpérdoruar rreth 3,2 miliard euro nga takspaguesit shqiptar, ai permendi vetem nje si suksesin e tij me te madh, dhe kjo eshte hemodializa”. Sipas Berishës hemodializa është dhënë me konçesion 14 vite me parë.

Postimi i plotë në Facebook: 

Nje máshtrim tjeter klamoroz i Edvinit per dializen!Miq, Edvin Hájduti beri mbreme bilancin e máshtrimeve te vitit te zi 2019.Ai, duke mos patur ne 6 vite asnje veper publike te veten perveç pllakave te gurit ne sheshet e disa qyteteve qe po thyhen masivisht, paraqiti hemodializen, nje sukses te qeverise se meparshme, si sukses te tij madhor.Konkretisht me 210 PPP e tij qe ka vjédhur dhe shperdoruar rreth 3,2 miliard euro nga takspaguesit shqiptar, ai permendi vetem nje si suksesin e tij me te madh, dhe kjo eshte hemodializa.E verteta miq eshte se hemodializa eshte dhene me konçesion 14 vite me pare. Qeveria para 14 vitesh vendosi te blej kete sherbim nga sektori privat dhe rriti keshtu numrin e te sémurve me veshka te bllokuara qe perfitonin nga ky sherbim nga 45 ne 640, duke shpetuar keshtu qindra jete njerezish. Qeveria e meparshme sherbimin e hemodializes e blinte tek dy spítalet private me te medha te vendit, te cilat e benin me nje kontroll serioz proceuren. Kurse sot ky sherbim ka kaluar nga dore ne dore dhe véshtire te kete kontrollin e domosdoshem. Pra Edvin Rrensi nisi vitin me nje génjéshter taze, kjo sepse perveç rekordeve te zéza nuk ka asnje arritje te veten perveç vjédhjeve gjigande me PPP qe mund te rrjeshtoj!

Miq, pak kohe me pare ne TPZ drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi e pyeti disa here qe ai te thoshte nje investim te huaj prej 20 milione euro qe te kete ardhur ne Shqiperi keto 6 vite!? Duke mos patur asnje investim te vetem per te treguar ai perseriste shifren e investimeve te garantuara nga qeveria e meparshme si TAP, Devoll etj.Kur gazetari nuk i pranoi ato pasi ishin kontrata te qeverise se meparshme, Edvini u pergjigj se gjate ketyre 6 viteve ka ardhur kompania Shell. Por perseri ketu máshtroi sepse Shell ne Shqiperi ka filluar investimet ne vitin 2010 dhe ne vitin 2012 perfundoi me sukses çpimin e púsit ne zonen e Shipragut ku dhe gjeti nafte te lehte ne sasi te konsiderueshme dhe natyrisht kjo kompani ka vazhduar edhe keto vite aktivitetin dhe investimet e saj.Keshtu Edvin Kristaq Máshtrimi çeli siparin e rrénave te vitit 2020 me nje rréne taze te re! Rama ik! sb

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hemodializa sali berisha edi rama hemodializa sali berisha

Sondazh

Poll