Politike

6 Janar 2020, 10:53 Nga DOSJA

TIRANË- Dita e sotme shënon kalimin online të një pjese të madhe të shërbimeve që deri më tani ofroheshin nëpër sportele. Janë 472 aplikime për shërbime që tanimë do të bëhn përmes telefonit, ose edhe kompjuterit.  Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit sqaroi pak ditë më parë se punonjësit janë të trajnuar për të nisur punë me shërbimet online për ditën e sotme. Megjithatë nuk ka vend për panik. Pavarësisht se shërbimet kanë kaluar online, ende nuk janë të mbyllura sportelet.

 

 

Aplikimet online? 

Të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të bëjnë një aplikim online, mund të regjistrohen në portalin qeveritar  e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet ekstra që lëshohen nga shteti, tashmë do të gjenden nga punonjësi, ndërsa qytetari do të dorëzojë online të skanuara, vetëm letra që lëshohen nga subjekte private, (Banka, vendi i punës, etj).

Sipas kryeministrit Edi Rama, që ishte sot në Qendrën Kombëtare të Biznesit, janë punonjësit e sporteleve ata që do të plotësojnë secilën dosje të aplikantit online, ndërsa ky i fundit do të ndjekë përmes internetit, hapat që duhen ndjekur.  Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime.

“Ju thjesht duhet të aplikoni dhe vendosni vetëm dokumentet që janë individualë. Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. ”-tha Rama, teksa po bënte prezantimin.

 

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)- REVOLUCIONI DIGJITAL NË SHËRBIMET PUBLIKE; Lehtësim drastik për regjistrimin e bizneseveVetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes.? https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë.Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin nē tërësi natyrisht?#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam???☀

Ky është një nga 7 prioritetet që kryeministri Edi Rama njoftoi disa javë më parë dhe sipas tij, do të arrijë të eleminojë edhe ryshfetin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama modernizmi i sporteleve edi rama modernizmi i sporteleve

Sondazh

Poll