Politike

Sulmimi i makinës së Lubonjës/ PD: Një sinjal i përsëritur për t’i mbyllur gojën, prokuroria të hétojë

6 Janar 2020, 14:47 Nga DOSJA
Sulmimi i makinës së Lubonjës/ PD: Një sinjal i

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar, lidhur me dhúnimin e makinës së analistit Fatos Lubonja ditën e sotme. Permes ish-deputetit Genc Pollo, PD shprehet se súlmi i përsëritur kúndër tij, duke i shkátërruar sërish veturën, është vetëm një sinjal i përsëritur për t’i mbyllur gojën.

Sipas Pollos, agresioni verbal i qeverisë Rama kundër çdo kritiku dhe ligjet anti fjalë kanë krijuar rrethanat inkurajuese për këto agresione. Më tej ai shton se Prokuroría duhet të hétojë seriozisht e të nxjerrë para drejtësísë edhe dorësin edhe mandantin.

“Fatos Lubonja me jetën e tij të vështirë është simbol për shumëçka. Por vitet e fundit ai është ndër pak kryezërat jopartiakë e të besueshëm që dènoncojnë parreshtur kapjen e shtetit dhe ofiqarët bènditë. Prandaj súlmi i përsëritur kúndër tij, duke i shkátërruar sërish veturën, është vetëm një sinjal i përsëritur për t’i mbyllur gojën. Agrásioni verbal i qeverisë Rama kúndër çdo kritiku dhe lígjet anti fjalë kanë krijuar rrethanat inkurajuese për keto ágresione. Prokuroría duhet të hetojë seriozisht e të nxjerrë para drejtësisë edhe dorësin edhe mandantin. Por gjithkush mund të mbrojë Fatos Lubonjën duke thënë zëlartë si ai të vërtetat e kohës”, shkruan Pollo në Facebook.

Makina e analisit Fatos Lubonja është sulmùar pak ditë më parë. Vetë Lubonja ka denoncuar ngjajren në Polici në datën 2 janar dhe bëhet me dije se sulmi ka ndodhur në ditën e fundit të vitit 2019. Policia ka nisur hetímet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka një reagim zyrtar.

(A.M. E.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos lubonja genc pollo sulmohet makina e fatos lubonjës fatos lubonja genc pollo sulmohet makina e fatos lubonjës

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2020, 10:53

TIRANË- Dita e sotme shënon kalimin online të një pjese të madhe të shërbimeve që deri më tani ofroheshin nëpër sportele. Janë 472 aplikime për shërbime që...