Sport

VIDEO / PSG bën surprizën me Cityn, fiton Milani dhe Interi!

Nuk është mbrëmja e Bayernit. Gimenez realizon dy gola gjatë pjesës së parë për Feyenoordin. Ueda mbyll llogaritë në fundin e ndeshjes

23 Janar 2025, 00:48 Nga DOSJA
VIDEO / PSG bën surprizën me Cityn, fiton Milani dhe Interi!

PARIS - PSG arrin një përmbysje historike ndaj Manchester City-t, duke fituar 4-2, edhe pse u gjend në fillim të pjesës së dytë në disavantazh të dy golave. Më këtë sukses parizienët thjesht nuk duhet të humbasin në ndeshjen e fundit ndaj Stuttgartit për të luajtur në play off. Nga ana tjetër skuadra e Guardiolës është e dënuar të fitojë ndaj Club Brugge për të vijuar rrugëtimin në play off.

Nuk zhgënjen Interi, që mjafton me golin e Lautaros në transfertën e Pragës ndaj Spartës për të siguruar një vend në tetëshë. Goli i Rafael Leaos i dha fitoren e pestë Milanit në Champions, duke u katapultuar kuqezinjtë në vendin e gjashtë.

Befasia e madhe e mbrëmjes është humbja e thellë e Bayernit 3-0 në fushë ne Feyenoordit. Reali i Madridit fiton thellë 5-1 ndaj Salzburgut, ndërsa Arsenali 3-0 përballë Dinamos së Zagrebit.  

Manchester City e nis me gol pjesën e dytë ndaj PSG-së. Në minutën e 50-të të takimit, Jack Grealish, i hedhur në fushë në pjesën e dytë në vend të Savino-s, e dërgoi me forcë topin në rrjetë. Vetë dy minuta më vonë realizoi Haaland, por PSG u kundërprgjigj shumë shpejt me golat e Dembele dhe Barcola. Nuk ndalen parizienët, shënon golin e përmbysjes Neves në të 78-tën. Në kohën shtesë realizon golin e 4-2 Ramos.

Sparta e Pragës arrin të rezistojë më pak se 12 minuta përballë Interit në Pragë. Lautaro Martinez realizon një gol të pazakontë në shtyllën e dytë, pas një krosimi të saktë nga Bastonit. Shënon pa u mbyllur pjesa e parë edhe Milani. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, më në fund Rafael Leao e dërgon topin me prepotencë në rrjetë.

Reali i Madridit e zhbllokon në minutën e 23-të rezultatin e ndeshjes me Salzburgun në “Bernabeu”. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Rodrigo shtyn në rrjetë një krosim të Vinicius, që zbutet nga Bellingam, për t’ia bërë më të lutë brazilianit, 1-0. Rodrygo relizon të dytin personal në minutën e 35-të, ndërsa në pjesën e dytë gjen rrjetën Mbappe dhe Vinicius dy herë.

Nuk është mbrëmja e Bayernit. Gimenez realizon dy gola gjatë pjesës së parë për Feyenoordin. Ueda mbyll llogaritë në fundin e ndeshjes

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll