Sport

Nga Iliria e Fushë-Krujës tek Teuta, prezantohet trajneri i ri, rikthim pas 18 vitesh!

Trajneri shkodran i largua nga ‘Djemtë e Detit” pas humbjes së fundit me Partizanin.

22 Janar 2025, 17:12 Nga DOSJA
Nga Iliria e Fushë-Krujës tek Teuta, prezantohet trajneri i ri,

DURRES - Klubi i Teutës e ka zyrtarizuar shumë shpejt pasuesin e Edi Martinit në stolin e Teutës. Trajneri shkodran i largua nga ‘Djemtë e Detit” pas humbjes së fundit me Partizanin.

‘Frenat’ e ekipit durrsak tashmë i merr Bledar Devolli, të cilin kubi bregdetar e konsideron me përvojën e nevojshme si futbollist dhe trajner në elitën e futbollit shqiptar.

Njoftimi i Teutës

“Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta. KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!”

Kujtojmë, se përvoja e fundit e trajneri gjirokastrit Bledar Devolli ishte te skuadra Liria e Prizrenit, ndërsa më herët në futbollin shqiptar, ai drejtonte ekipin e Ilirisë së Fushë-Krujës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll