Sport

Dëmtime të tjera për Lazion, ndryshon situata për Hysajn!

Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.

22 Janar 2025, 16:56 Nga DOSJA
Dëmtime të tjera për Lazion, ndryshon situata për Hysajn!

ITALI - Në kampin e Lazios ka shqetësim dhe ankth për gjendjen e Patric, që rrezikon të operohet dhe rrjedhimisht pritet që të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

Për të zëvendësuar spanjollin, drejtuesit e klubit bardhekaltër po mendojnë për zgjidhjet e mundshme emergjente për të mbyllur boshllëqet e krijuara në prapavijë. Siç shkruan “Il Messaggero”, drejtuesit e Lazios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn.

Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll