Sport

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Salah te Reali, nëse ai largohet në verë…

Liverpooli ka gjetur një zgjidhje, nëse Mohamed Salah largohet nga Anfield si një transferim i lirë në verë… Rodrigo i Real Madridit mendohet të jetë zëvendësuesi i tij ideal, sipas Team Talk.

22 Janar 2025, 17:37 Nga DOSJA

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Salah te Reali, nëse ai

ANGLI - Liverpooli dëshiron të jetë i përgatitur për gjithçka dhe për sa kohë që negociatat me Mohamed Salah nuk përparojnë për të rinovuar kontratën e tij, ata janë duke kërkuar në treg për zëvendësimin e tij të mundshëm.

Pra, në rast se raporti i artë nuk gjendet në rastin e egjiptianit, Reds duan që Rodrigo t'i zërë vendin. Sipas Team Talk, skuadra e Arne Slott ka përzgjedhur në listën e ngushtë të krahut të majtë brazilianin, i cili ka qenë pjesë integrale e Realit që nga viti 2019 kur ‘los blancos’ e morën atë nga Santos për 45 milionë euro.

Kontrata e 24-vjeçarit me madrilenët është deri në vitin 2028 dhe këtë vit ai ka bërë 25 ndeshje me tetë gola dhe gjashtë asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll