Sport

Capello komenton blerjen e re të Milanit: “Walker ka fituar 18 trofe, është i denjë për kuqezinjtë!”

22 Janar 2025, 17:22 Nga DOSJA
Capello komenton blerjen e re të Milanit: “Walker ka fituar 18 trofe,

ITALI - Fabio Capello e njeh shumë mirë Kyle Walker, pasi i ka dhënë mundësinë e debutimit me Anglinë kur ishte trajner i “Tre Luanëve”. Në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport", trajneri i njohur italian largoi dyshimet për moshën 35-vjeçare të futbollisët të vënë në shënjestër nga Milani.

"Besoj se ai ka integritetin fizik për të dominuar në Itali të paktën për disa vite. E kemi parë edhe në Europian dhe më parë në Champions: shikoni rikuperimin që bën ndaj Vinicius në përballjen e fundit mes City-t dhe Realit, vetëm disa muaj më parë. Po e përsëris, ndaj Vinicius... Është një lojtar i denjë për Milanin."

Një kampion?

Do të thosha qetësisht po. Walker është një mbrojtës anësor që di të sulmojë dhe, mbi të gjitha, ka cilësi në menaxhimin e topit në të tretën e fundit të fushës. Kur është në zonën sulmuese, nuk humbet orientimin, ka në ADN-në e tij lëvizjet vendimtare. Për më tepër, sjell eksperiencën dhe lidershipin e dikujt që ka luajtur dhe fituar në nivele të larta. Nuk besoj se Guardiola bën kapiten të një skuadre që fiton Champions-in një lojtar të rastësishëm. Ai është një figurë që ka peshë në dhomat e zhveshjes dhe që frymëzon të tjerët. Ka statusin për ta bërë këtë. Sa lojtarë kanë fituar 18 trofe te Milani? Askush..."

Ka pasur dhe materiale për revistat e shoubizit.

"Çështje zemre, personale, për të cilat nuk mund të flas. Le të theksojmë më mirë profesionalizmin e Kyle brenda dhe jashtë fushës. Po e përsëris, nuk qëndron në majat e futbollit për vite me radhë nëse nuk je i fokusuar si nga ana fizike, ashtu edhe mendore. Sidomos në një rol si i tij."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll