Sport

Arrestohet 17-vjeçari që kërcënoi me vdekje, foshnjën e palindur të Havertz…

Sofia, bashkëshortja e futbollistit të Arsenalit, Kai Havertz, ka qenë shënjestër e abuzimeve në internet, pas humbjes së skuadrës në FA Cup. Policia arrestoi një 17-vjeçar pasi i dërgonte mesazhe kërcënuese.

22 Janar 2025, 17:20 Nga DOSJA
Arrestohet 17-vjeçari që kërcënoi me vdekje, foshnjën

ANGLI - Një 17-vjeçar është arrestuar, pasi i ka dërguar mesazhe kërcënuese Sofia Havertz, gruaja e futbollistit të Arsenalit, Kai Havertz.

Arrestimi pason një hetim nga Policia e Hertfordshire për komunikim me qëllim të keq në mediat sociale. Mesazhet u dërguan pas humbjes së Arsenalit ndaj Manchester United në Kupën FA, ku Havertz humbi një penallti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll