Aktualitet

EMRAT/ I morën 12 mln lekë, kapet grupi “Etalon” në Gjirokastër që grábiti dhe dhúnoi të moshuarit, një në kërkim

6 Janar 2020, 10:40 Nga DOSJA
EMRAT/ I morën 12 mln lekë, kapet grupi “Etalon” në

MEMALIAJ– Erald Allushi, Fatjon Resuli dhe Armando Reka, kanë rënë në pranga, ndërsa Migel Shabani është shpallur në kërkim pasi akuzohen të kenë grábitur banesën e të moshuarit në Memaliaj, Hiqmet Ramdanit. Katër të rinjtë, me origjinë dhe banues në Shijak, akuzohen se i morën me fórc, Ramadanit, 12 milionë lekë të vjetra, natën e 4 janarit, ndërsa të shoqes së 87-vjeçari i lidhën gojën.

Sipas njoftimit të policisë, të rinjtë e prangosur janë pjesë e grupit “Etalon”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të njërit prej të rinjve u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Ky grup, me pseudonimin “Etalon”, sipas policisë dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjédhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Njoftimi i policisë Memaliaj: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ETALON”. Operacioni nga DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Durrës Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vjedhjes me dhunë e banesës së shtetasit H. R., ndodhur në Memaliaj, mbrëmjen e datës 04.01.2020. Vihen në pranga 3 nga autorët, si dhe 1 tjetër shpallet në kërkim. Sekuestrohen 1 automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë. DVP Gjirokastër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Stacionin e Policisë Memaliaj, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVP Durrës, pas një pune të mirëorganizuar hetimore për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit H. R., finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “ETALON”. Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër dhe vijon puna për kapjen e tij. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 04.01.2020, kanë hyrë në banesën e shtetasit H. R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Zbardhja e ngjarjes në kohë, si dhe kapja e autorëve, u bë falë një pune të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si dhe bashkëpunimit mjaft të mirë me DVP Durrës. Ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Të maskuar, të rinjtë e grupit ‘Etalon” u futën në banesën e 87-vjeçarit Hiqmet Ramadani, mbrëmjen e 4 janarit dhe vodhën rreth 12 milionë lekë të vjetra. Autórët i mbyllën gojën gruas së Ramadanit ndërsa vetë 87-vjeçarin e dhunuan dhe e bënë për spital.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet i moshuari ne memaliaj hiqmet ramadani kapet grupi etalon ne gjirokaster grabitet i moshuari ne memaliaj hiqmet ramadani kapet grupi etalon ne gjirokaster

Sondazh

Poll