Aktualitet

Kushtet e mjerueshme në spitale, të moshuarit në QSUT i japin serum me bidon uji (FOTO)

6 Janar 2020, 12:44 Nga DOSJA
Kushtet e mjerueshme në spitale, të moshuarit në QSUT i japin

Tiranë- Shëndetësia është një nga sektorët për të cilën mund të themi se qeveria ka dështuar. Skandalet në këtë fushë janë të përditshme, duke filluar nga koncesionet “fantazmë” e deri te kushtet e këqija të spitaleve që shqiptarët i vuajnë përditë.

Një tjetër rast skandali, mund ta themi me plot gojën “për të vënë duart në kokë”, ka mbërritur edhe sot në redaksinë e JOQ ALBANIA, nga spitali Nënë Tereza në Tiranë.

Një i moshuar, i shtruar në spital, shihet teksa merr serumin nga një bidon plastik uji. Për të ardhur keq sesi i moshuari, apo edhe të sëmurë të tjerë, që përveç sëmundjes që i ka rënë duhet të përballen edhe me papërgjeshmërinë e instancave përkatëse për të siguruar kushte sa më të mira kurimi.

Ndërkohë që taksat tona shkojnë përditë në arkën e shtetit, ato nuk na kthehen mbrapsht as edhe kur luftojmë me sëmundjet.

Marrë nga JOQ

J.V:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kushtet e mjerueshme në spitale serum me bidon uji të moshuarit në qsut kushtet e mjerueshme në spitale serum me bidon uji të moshuarit në qsut

Sondazh

Poll