Sport

Kyle Walker, nesër do të niset për në Milano: Për derdin e Madoninës, kuqezi…

Mbrojtësi ndërkombëtar anglez do të mbërrijë në kohë në Milano për të debutuar në derbin kundër Interit

22 Janar 2025, 15:42 Nga DOSJA
Kyle Walker, nesër do të niset për në Milano: Për

ITALI - Lajm për tifozët e Milanit. Sipas Gazzetta dello Sport, si mbrojtësi anglez Kyle Walker,  ashtu edhe sulmuesi meksikan (i lindur në Argjentinë) Santiago Giménez (23 vjeç), së shpejti do të jenë lojtarë të klubit kuqezi dhe mund të debutojnë më 2 shkurt në derbin kundër Interit. 

Sa i përket Walkerit dhe gjithmonë sipas mediave në fjalë, marrëveshja mes Manchester Cityt dhe Milanit është praktikisht një fakt, mbi bazën e një huazimi me opsion blerjeje. Mbrojtësi 34-vjeçar, që ka luajtur 93 herë për Anglinë, do të udhëtojë drejt Milanos të enjten ose të premten.

Pas vizitës mjekësore dhe nënshkrimit deri në vitin 2027, Kyle Walker duhet të kthehet në Angli, ku duhet të përpunojë një leje qëndrimi. Kështu që mbrojtësi do të nisë stërvitjet me Milanin javën e ardhshme. Para (e martë) ose pas (e enjte) vizitës ndaj  Dinamo Zagreb në ditën e fundit të fazës së Champions League.

Por gjithçka tregon se Walker do të arrijë në kohë për të debutuar në derbi e Madoninës. Emerson Royal do të lihet jashtë listës së UEFA-s të Milanit. Kjo pasi e ardhmja e tij është ende e pa qartë, braziliani mund të shkojë në huazim ose të qëndrojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll