Aktualitet

Mbyllen shkollat e përkohshme në hotelet ku janë strehuar fëmijët e prekur nga tërmeti

6 Janar 2020, 11:44 Nga DOSJA
Mbyllen shkollat e përkohshme në hotelet ku janë strehuar

Shqipëri- Në hotelet e Durrësit, Shëngjinit dhe në qytetet e tjera, ku janë strehur të prekurit nga tërmeti, janë mbyllur shkollat e përkohshme për nxënësit. Nxënësit ishin akomoduar bashkë me familjarët e tyre në hotele, pasi banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këto hotele u krijuan  shkollat dhe kopshtet e përkohshme që fëmijët të mos humbinin orët mësimore.  Por tashmë është marrë vendimi dhe fëmijët janë dërguar në shkollat dhe kopshtet më të afërta. Sipas burimeve nga ministria e Arsimit dhe transporti bëhet nga shteti.

Shumë nga banorët të cilën ishin strehuar nëpër hotele tashmë janë akomoduar në banesa me qera, kjo e fundit paguhet nga shteti. Por rreth 480 familje që janë ende në hotele  dhe tashmë duhet të largohen. Ata shprehen se nuk po gjejnë dot shtëpi me qera pasi janë të shtrenjta dhe se bonusi nga bashkia fillon që nga shuma prej 150 mijë lekë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllen shkollat e përkohshme tragjedia e 26 nentorit 2019 mbyllen shkollat e përkohshme tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll